Sugjerojmë:

Pasta me salcë avokado dhe misër për një drekë të mrekullueshme

Veshtiresia
Mesatare
Koha gatimit
20 minuta
Sugjerohet për:
4 persona
Kalori:
670
500 gram pasta
2 avokado të qëruar
2 thelpinj hudhre
Gjysmë gote borzilok të freskët
2 lugë gjelle lëng limoni
200 gram domate të vogla
Kripë, Piper i zi
Vaj ulliri
Misër i zier

1.Si fillim vëmë ujin të vlojë për makaronat. 2.Pasi uji të ketë valuar vemë makaronat të ziejnë. 3.Marrim përbërësit që të përgatitim salcën me avokado. 4.Në një blender hedhim avokadon, hudhrën, borzilokun, lëngun e limonit, kripën dhe piperin. 5.Gjatë procesit të përzierjes shtojmë ngadalë vajin e ullirit. 6.Pasi të kemi kulluar pastat u shtojmë salcën […]

1.Si fillim vëmë ujin të vlojë për makaronat.
2.Pasi uji të ketë valuar vemë makaronat të ziejnë.
3.Marrim përbërësit që të përgatitim salcën me avokado.
4.Në një blender hedhim avokadon, hudhrën, borzilokun, lëngun e limonit, kripën dhe piperin.
5.Gjatë procesit të përzierjes shtojmë ngadalë vajin e ullirit.
6.Pasi të kemi kulluar pastat u shtojmë salcën e përgatitur bashkë me domatet e vogla dhe misrin.
7.Shërbejini të ngrohta.

Komento