Sugjerojmë:

Pasta me ullinj, domate dhe filadelfia

420 gr makarona të shkurtra
Domate qershi
2 grushte ullinj të zinj pa bërthamë
Disa kokrra kaperi me kripë
250 gr djathë filadelfia
Majdanoz
1 thelpi hudhër
Vaj ulliri
Kripë
Piper

1.Vëmë makaronat që të ziejnë në ujë të valuar me kripë.

2.Grijmë imët hudhrën.

3.Domatet i ndajmë katërsh.

4.Në një tigan skuqim hudhrën me pak vaj ulliri, shtojmë domatet dhe i skuqim me flakë të lartë për pak minuta.

5.Shtojmë kaperit, të cilët i kemi shpëlarë mirë me ujë për t’u hequr kripën e tepërt, si dhe ullinjtë.

6.I spërkasim me piper dhe tiganin e lëmë në zjarr për dy-tre minuta derisa aromat të përzihen.

7.Nëse ka nevojë, shtojmë pak nga uji ku po ziejnë makaronat.

8.Kullojmë makaronat e ziera, i hedhim te tigani, shtojmë djathin Philadelphia dhe i përziejmë mirë me lugë druri.

9.I shërbejmë me pak majdanoz të grirë.

Lini një koment