Sugjerojmë:

Pasta të çastit me salcë të freskët perimesh

1 qepë të vogël
2 thelpi hudhra
150 gram kërpudha
1 spec të kuq
120 gram pomodorini
1 spec jeshil
2 karota
1 tufë majdanoz
Pak spec djeges
Kripë,piper

1.Në një tenxhere me ujë e kripë vendosni pastat tuaja të preferuara për të zierë.
2.Ndërkohë në një tigan me vaj ulliri skuqni hudhrat dhe qepën. Shtoni domatet e grira imët. Më pas specat dhe karotat e prera në copa të vogla.
3.I rregulloni me kripë, piper, spec djegës dhe pak majdanoz. Shtoni 1 gotë ujë (pse jo nga lëngu i pastave).
4.Sapo ta shihni që pastat janë bërë, i shtoni sipër tiganit dhe i përzieni mirë.
5.Në fund i shërbeni të ngrohta duke i shtuar sërish sipër majdanoz të grirë. Ju bëftë mirë!

Lini një koment