Sugjerojmë:

Pasta të ftohta me pjepër, djathra dhe erëza

Keni menduar t’i integroni ndonjëherë frutat në një pjatë të parë? Ndoshta keni provuar mollët, portokajt, dardhët, por ndoshta jo pjeprin në një pjatë pastash. Sot është momenti i duhur për t’u dhënë shije pastave të ftohta me pjepër, djathë e erëza: një pjatë e parë e shijshme dhe e freskët, perfekte për verën.

Përbërësit:

  • 320 gr pasta pene
  • 100 gr  djathë primosale
  • 12 fije bar qepe
  • 80 gr djathë gorgonxola
  • Gjysmë pjepri
  • 6 gjethe menteje
  • 40 gr stika pisha
  • 4 dega majdanoz
  • 2 dega trumëz
  • Vaj ulliri e.v
  • Kripë
  • Piper

Përgatitja:

Pastroni gjysmën e pjeprit dhe prisni tulin në kubikë, përziejini në një enë me 80 gr gorgonzola të tërrmuar, 100 gr djathë primosale të prerë në kubikë, stikat e pjekura të pishës. Lani, thani bimët aromatike (2 dega trumëz, 3-4 degë majdanoz, 5-6 gjethe menteje), copëtoni fijet e barit të qepës direkt në enë, shtoni përbërësit e tjerë të servirjes dhe përziejini.

Zjeni pastat në ujë të vluar me kripë dhe kullojini kur të jenë ‘al dente’, ftohini në ujë të ftohtë dhe bashkojini me 4 lugë vaj ulliri.

Shtojini tek masa e përgatitur, shtoni pak piper të sapobluar, përziejii dhe lërini të pushojnë për 20 minuta para se ta servirni në pjata individuale.

Lini një koment