Sugjerojmë:

Pastat më të mira që mund të gatuani sot me rukola dhe bizele

Ingredientët

  • 1 pako pasta me miell qiqrash
  • 2 gota bizele (të ngrira)
  • një dorë rukola
  • tuli i angjinareve të pjekura në skarë
  • 4 lugë gjelle fara kërpi
  • kripë
  • 1-2 lugë gjelle vaj ulliri ekstra të virgjër

Udhëzimet

1

Në ujin e vluar hidhni makaronat dhe i gatuani për rreth 10 minuta, sipas udhëzimeve të pakos.

2

Tre minuta para se të hiqni makaronat, shtoni bizelet e ngrira në të njëjtën tenxhere dhe prisni derisa të zbuten.

3

Ndërkohë, vendosni angjinaret në një tas të madh sallate. Prisni anësoret dhe nxirrni tulin apo "zemrën" e tyre.

4

Me pas i lini të piqen në skarë për pak çaste. Në fund i përzieni bashkë me makaronat, bizelet dhe një dorë fara kërpi.

5

Shtoni kripë, vaj ulliri dhe në fund rukolat. Ju mbetet vetëm ta shijoni!

Lini një koment