Sugjerojmë:

Pastiço me karrota dhe lakër brukseli, një nga recetat më të mira të sezonit!

2 karrota
2 patate
5-6 lakra brukseli
1 kungull
200 gr djathë parmixhano
1 kokërr finok
2 vezë
1 gotë qumësht
Kripë, Piper
Vaj ulliri

1.Lani e pastroni mirë perimet dhe vendosini të ziejnë për rreth 20 minuta.
2.Në një enë hidhni vezët dhe rrihini duke shtuar pak nga pak qumështin dhe djathin.
3.Shtojmë gjithashtu edhe perimet e ziera dhe i trazojmë vazhdimisht.
4.U shtojmë sipas dëshirës kripë e piper për shije dhe i përziejmë mirë.
5.Në një tavë me pak vaj ulliri shtroni masën e krijuar dhe nivelojeni.
6.Sipër hidhni djathi e grirë dhe pak vaj dhe futeni në furrë të piqet.
7.Lëreni të piqet në 200 gradë për rreth 30 minuta.

Lini një koment