Sugjerojmë:

Patate dumplings. Recetë tradicionale që vjen nga Irlanda

6 patate
1 qepë
120 gr miell
2 vezë
Pak lëng mishi
2 l brodo perimesh
1 tufë majdanoz
5 feta bukë
Kripe

1.Hiquni koren fetave të bukës dhe vendosini në një tas me ujë të ftohtë.

2.Ndërkohë qëroni qepën dhe grijeni imët, merrni majdanozin, lajeni, thajeni dhe grijeni dhe atë.

3.Qëroni patatet, lajini dhe grijini me një grirëse patatesh. Pastaj kalojini në mikser për t’u hequr amidonin e tepërt dhe përziejini me bukën e shtrydhur, 2 vezë, qepën e grirë, një lugë majdanoz të grirë, pak kripë dhe miellin. Punojini përbërësit derisa të përftoni një brumë homogjen.

4.Merrni me lugë pjesë të vogla nga brumi, në madhësinë e një arre dhe jepuni formë ovale.

5.Pasi t’i keni mbaruar të gjitha, hidhini në brodon e perimeve që e keni vënë të vlojë.

6.Mbulojini me kapak dhe ziejini për 10 minuta.

7.Kullojini njoki-t, hidhuni lëngun e mishit dhe shërbejini.

Lini një koment