Sugjerojmë:

Patate të ëmbla të pjekura me djathë parmixhano

2 kg patate të ëmbla
1 lugë gjelle kripë
1 lugë gjelle spec i kuq pluhur
1 lugë gjelle miell misri
1 lugë gjelle qepë pluhur
1 lugë gjelle hudhër pluhur
½ filxhan me djathë të grirë parmixhano
2 lugë gjelle vaj ulliri
1 degë rozmarinë e copëtuar
Piper të zi

1.Lani mirë, thani dhe prisni përgjysmë patatet.
2.I vendosni patatet në një tas të madh dhe sipër i shtoni të gjithë përbërësit.
3.I përzieni mirë me dorë në mënyrë që të marinohen siç duhet.
4.Merrni një tavë, shtroni një letër kuzhine dhe vendosni njëra pas tjetrës patatet.
5.Sipër i shtoni djathin e grirë.
6.I fusni në furrë për 30-40 minuta në temperaturë 180 gradë.
7.Pasi të jenë pjekur, i lini të ftohen pak dhe më pas shijojini. Ju bëftë mirë!

Lini një koment