Sugjerojmë:

Patëllxhanë të mbushur me mozzarella

Patëllxhanë të mbushur me mozzarella

Persona: 4
Koha e përgatitjes: 10 minuta Koha e gatimit: 30 minuta

Ingredientët

  • 8 patëllxhanë të vegjël
  • 2 lugë gjelle vaj ulliri
  • 16 rripa mozarrela
  • 16 gjethe borziloku
  • 6 lugë gjelle pesto
  • Kripë, piper për shije

Udhëzimet

1

Parangrohni furrën në 180 gradë celsius. Merrni një tavë dhe vendosni një letër kuzhine. Sipër shtroni patëllxhanët e vegjël. Është e rëndësishme të jenë të vogla, sepse kështu do të piqen më shpejt dhe më mirë.

2

Me një thikë të mprehtë i prisni patëllxhanët në disa pjesë. I marinoni me vaj ulliri, kripë e piper.

3

I fusni në furrë për 10 minuta, derisa patëllxhanët të marin një ngjyrë kafe të artë. Më pas i hiqni nga furra.

4

Në çdo hapsirë të krijuar tek patëllxhanët fusni mozarelën dhe nga një gjethe borzilok.

5

I lyeni sipër me pesto dhe i fusni edhe njëherë në furrë për pjekjen finale.

6

I lini në furrë për 10-15 minuta të tjera. I nxirrni nga soba dhe i shërbeni të ngrohta.

Lini një koment