Sugjerojmë:

Pene me karkaleca dhe domate, shija që duhet të provoni sot!

Veshtiresia
E thjeshtë
Koha gatimit
10 minuta
Sugjerohet për:
8 persona
Kalori:
385
1 pako makarona penne
2 lugë vaj ulliri
¼ filxhan qepë të kuqe të prerë
1 lugë gjelle hudhër të grirë
¼ filxhan verë e bardhë
2 kanaçe domate të prera në kubikë
1 filxhan djathë parmixhano të grirë
1 kg karakaleca

Merrni një tenxhere të madhe me ujë të kripur lehtë. Shtoni makaronat dhe gatuajini për 8 deri në 10 minuta ose derisa të jenë al dente dhe më pas kullojini.

Nxehim vajin në një tigan në nxehtësi mesatare. Shtojmë në të qepën dhe hudhrën dhe i gatuajmë derisa qepa të zbutet.

Shtoni verën dhe domatet dhe vazhdoni gatimin 10 minuta, duke e trazuar herë pas here. Më pas shtoni dhe karaklecat gatuajeni 5 minuta, ose derisa të marrin ngjyrë karkalecat.

Hidhni makaronat dhe sipër hidhni djathin parmixhan për të shërbyer.

Komento