Sugjerojmë:

Pene me spinaq dhe domate të thara, shija që duhet të provoni sot!

Veshtiresia
Mesatare
Koha gatimit
20 min
Sugjerohet për:
4 persona
Kalori:
310
1 pako pene
200 gram kërpudha
½ filxhan me domate të thara
3-5 thelpi hudhra
1 ½ filxhan me qumësht
2/3 filxhan me lëng perimesh
½ lugë çaji me hudhër pluhur
Borzilok të freskët
150 gram spinaq
¼ lëng limoni
Kripë, piper

1.Në një tenxhere me ujë e kripë, zieni si zakonisht penet.

2.Sapo të kenë zierë i kulloni dhe i lini mënjanë.

3.Ndërkohë në një tigan me pak vaj, skuqni kërpudhat me hudhrat përreth 7 minuta. I shtoni lëngun e limonit.

4.I shtoni edhe domatet e thata. I përzieni dhe i lini për gati 5 minuta.

5.Shtoni spinaqin, qumështin, lëngun e perimeve dhe hudhrën pluhur. I përzieni mirë derisa të kombinohen. I lini për 5 minuta.

6.Shtoni penet në tigan dhe i trazoni mirë. I shtoni sipër borzilokun e copëtuar. Provojeni nëse ka nevojë për më shumë kripë apo piper.

7.Shërbejeni pastat e ngrohta. Ju bëftë mirë!

Komento