Për të lëpirë gishtat: Pulë e pjekur me patate të ëmbla dhe qepë
2 lugë gjelle mustardë Dijon me fara
2 lugë çaji trumzë
2 lugë gjelle vaj ulliri extra i virgjër
½ lugë çaji kripë
½ lugë çaji piper
2 patate të ëmbla me madhësi mesatare, të qëruara dhe të prera në kubikë nga 2 cm
4 kofsha pule të plota, pa lëkurë
1 qepë e kuqe e madhe, e ndarë në copëza nga 2 cm
1.Ngrohni furrën në temperaturën 230 gradë C dhe vendosni brenda një tavë me letër kuzhine.
2.Në një enë të vogël, përzieni mustardën, trumzën, 1 lugë gjelle vaj, ¼ lugë çaji kripë dhe ¼ lugë çaji piper.
3.Shpërndajeni këtë përzierje mbi kofshat e pulës.
4.Patatet e ëmbla dhe qepën hidhini në një tas dhe përziejini me pjesën e mbetur të vajit, kripës dhe piperit. Nxirrni tavën me letrën e kuzhinës nga furra dhe vendosni mbi të patatet dhe qepën. Mbi to vendosni kofshat e pulës.
5.Vendoseni tavën në furrë dhe lërini për 30-35 minuta, serisa perimet dhe pula të jenë pjekur mirë.
HAPI 1Hidhni pulën në salcën e sojës, vajin e susamit, qepën dhe xhinxherin dhe përziejeni mirë përbërjen. HAPI 2Ngrohni BBQ-në. Nëse përdorni një BBQ me qymyr, prisni që qymyri të kthehet në hi përpara se të filloni gatimin. Gatuani...
Ngrohni 2 lugë gjelle vaj në një tigan mbi nxehtësinë mesatare dhe skuqni qepën butësisht për 10-12 minuta. Shtoni hudhrat dhe specin djegës dhe gatuajeni për 1 min. Hidhni domatet dhe sheqerin dhe i kriposni sipas shijes. Ziejini...
Ngrohni furrën në 200C. Në një sipërfaqe të lyer pak me miell, hapeni brumin në pak më të vogël se një drejtkëndësh A4. Rrëshqiteni në një tepsi, lyejeni me vezën e rrahur dhe gatuajeni për 20 minuta ose derisa...
Lini një koment