Sugjerojmë:

Për të lëpirë gishtat! Një super recetë për mishin e derrit me djathë parmixhano

Ingredientët

  • Mish derri pa kocka
  • Djathë parmixhano, i grirë
  • 1/2 lugë mjaltë
  • 2 lugë gjelle vaj ulliri
  • Rigon
  • Rozmarinë të freskët ose të tharë
  • Trumzë
  • 1 lugë pluhur hudhër
  • Kripë
  • Piper
  • Patate të ëmbla, në varësi të numrit të personave

Udhëzimet

1

Vendosni mishin e derrit në fund të tenxheres që do të gatuani.

2

Në një tas të vogël kombinoni përbërësit dhe përziejini mirë.

3

Hidhni salcën e krijuar mbi pjesën e sipërme të mishit.

4

Mbulojeni dhe gatuajeni në zjarr të ulët për 6-8 orë.

5

Kur të jetë gati mishi duhet të tërhiqet lehtësisht me pirun.

6

Rreth 1 orë para se ta shërbeni pastroni dhe bëni gati patatet e ëmbla.

7

Futini në furrë në 180 gradë deri sa të jenë zbutur.

8

Pasi i nxjerrim patatet nga furra i ndajmë pak në mes dhe i mbushim me mishin e derrit.

9

Vakti është gati për t’u shijuar.

Lini një koment