Sugjerojmë:

Përgatitet lehtësisht: Bukë me kungulleshka dhe bizele

500 gr bizele të freskëta
200 gr djathë i njomë
180 gr miell
80 gr parmixhano
3 vezë
2 kungulleshka
1 dl qumësht i plotë
Gjysmë bustine maja pluhur
0.5 dl vaj ulliri e.v
Kripë
Piper
  1. Pasi të keni hequr bizelet nga bishtajat, lajini, kullojini, hidhini në një tenxhere me ujë të vluar për disa minuta, kullojini dhe lërini të ftohen.
  2. Lani kungujt, thajini, hiquni ekstremitetet dhe grijini trashë në rende, më pas kripini, vendosini në një sitë dhe lërini të kullojnë për 15 minuta në mënyrë që të humbasin ujin e tepërt. Më pas shtypini me kurrizin e një luge për t’i shtrydhur mirë.
  3. Sitni miellin në një enë bashkë me gjysmë bustine maja, shtoni 3 vezë të rrahura me pak qumësht, ½ dl vaj ulliri, 80 gr pamrixhano të grirë, pak kripë dhe pak piper të bluar. Shtoni edhe kungujt e bizelet, shtojini me kujdes dhe përziejini me një lugë druri derisa të merrni një përbërje homogjene.
  4. Prisni djathin në kubikë të vegjël, thajini pak me letër kuzhine dhe shtojini tek brumi i përgatitur.
  5. Transferojeni brumin në një formë keku me kapacitet 1 l të mbështjellë me letër furre dhe nivelojeni me një spatul.
  6. Piqeni në furrë të ngrohur në 180 gradë për gati 40 minuta. Shërbejeni të vakët ose të ngrohtë.

Lini një koment