Sugjerojmë:

Përmirësoni cilësinë e gjumit tuaj duke ngrënë këto 6 ushqime!

Mënyra sesi ne ushqehemi ndikon drejtpërdrejt edhe në gjumin që bëjmë. Nëse jemi duke bërë një gjumë jo të plotë, me shkëputje të shpeshta, tregon se diçka nuk po shkon ashtu siç duhet.

Studimet e shumta kanë veçuar disa ushqime që mund të konsumohen edhe pas orës 19:00 të darkës dhe që nuk do të ndikojnë negativisht tek ju.

Ja cilat janë ato:

Bananet
Bananet përmbajnë shumë kalium dhe magnez që na ndihmojnë të relaksohemi. Ajo gjithashtu përmban melatonin që sipas studimeve të ndryshme, përmirëson cilësinë e gjumit.

Perimet
Një sallatë me perime do të ishte super zgjedhje. Ne rekomandojmë të hani perimet e gjelbra, sepse ato përmbajnë llojin e karbohidrateve që do t’ju mbajnë të plotësuar deri në mëngjes.

Kosi
Kosi është i përkryer për në darkë sepse nuk përmban shumë yndyra, por përmban shumë proteina. Sipas studimeve, proteinat në kos nuk ju bëjnë të ndiheni të plotësuar, por gjithashtu ndihmon trupin të djegë më shumë kalori gjatë ditës.

Veza
Një vezë e zier përmban vetëm 75 kcal. Do t’ju lejojë të harroni urinë deri në mëngjes dhe nuk do të kthehet në cm shtesë në belin tuaj.

Crackers
Ato përmbajnë të ashtuquajturat karbohidrate të ngadalshme që ju mbajnë të ngopur për shumë gjatë.

Lëng natyral qershie
Studimet tregojnë se ky lëng ka një ndikim pozitiv në cilësinë e gjumit, duke e bërë atë më të thellë dhe më të gjatë./neps.al 

Lini një koment