Sugjerojmë:

Përshesh me qumësht, tërshërë dhe hurma arabie

Përshesh me qumësht, tërshërë dhe hurma arabie

Persona: 2
Koha e përgatitjes: 5 minuta Koha e gatimit: 5 minuta

Ingredientët

  • 1 gotë qumësht të nxehtë
  • 2 lugë gjelle tërshërë
  • 1 lugë gjelle fara chia
  • 3-4 hurma arabie
  • 6 bajame
  • 1 dardhë ose mollë
  • Pak kanellë për shije dhe aromë

Udhëzimet

1

Në një tas shtoni qumështin e nxehtë dhe tërshërën.

2

I përzieni mirë dhe pas 5 minutash shtoni dardhën ose mollën e prerë në copa të vogla, farat chia, hurmat e arabisë, bajamet dhe në fund kanellën.

3

Kjo pjatë do ju japë ndjesinë e ngopjes për një kohë të gjatë dhe rrjedhimisht do ju shkojë më pak mendja për të ngrënë!

Lini një koment