Petulla me krem karamel dhe kikirik për mëngjesin e sotëm

Veshtiresia
E lehte
Gati për:
10 minuta
Koha gatimit
10 minuta
Sugjerohet për:
2 persona
Kalori:
595
Kikirik
Miell
2 vezë
Qumësht
Sheqer
Gjalpë
Pana
Kripë

1.Fillimisht në një enë qelqi hedhim miellin, vezët, sheqerin, gjalpin dhe i rrahim, më pas i shtojmë dhe pak qumësht derisa të bëhet një masë brumi e trashë.

2.Ndërkohë që brumi pushon pak, bëjmë pjekjen e kikirikëve me lëvore në mënyrë që të lëshojnë sa më shumë aromë. Kikirikët e pjekur i frulojmë bashkë më pak kripë dhe i bashkojmë me brumin.

3.Më pas tek soba bëjmë njëkohësisht pancake-t dhe krem karamelin e kripur me kikirikët.

4.Në një tigan që kemi lënë të ngrohet më përpara, shtojmë brumin e pancake-ut për të pjekur dhe në një tenxhere hedhim sheqerin për t`u shkrirë ne mënyrë që të merremi me përgatitjen e krem karamelit, sa të marrë ngjyrën e artë, i shtojmë, gjalpin, panën, kripën dhe kikirikët e pjekur.
Ndërkohë që kremi do jetë gati, ne kemi bërë dhe tre katër copë pancake.
Në pjatë vendosim pancak-ët sipër njëri – tjetrit dhe mbi to hedhim kremin që kemi bërë më kikirikë, në fund i hedhim dhe pak sheqer pluhur.

Komento