Sugjerojmë:

Petulla prej lulelakre e djathi: receta për një pjatë plot shije e ngjyra

Petulla prej lulelakre e djathi

Persona: 5
Koha e përgatitjes: 15 minuta Koha e gatimit: 20 minuta

Perfekte për t’u shoqëruar me perime, petullat me lulelakër e djathë, të përgatitura pa vezë, janë një pjatë e dytë e pasur, plot shije dhe shumë e thjeshtë për t’u përgatitur.

Ingredientët

  • Gjysmë lulelakre
  • 4 e qepë të njoma të prera hollë
  • Gjyrmë filxhani djathë parmixhano i grirë
  • 2 lugë miell
  • Pak maja pluhur
  • Kripë e piper
  • Vaj për skuqje

Udhëzimet

1

Lani dhe pastroni lulelakrën, më pas ziejeni në ujë të kripur. Lëreni të ftohet dhe më pas vendoseni në një enë tjetër.

2

Shtoni qepët e prera, djathin, majanë e miellin. Përziejini mirë derisa të homogjenizohen dhe rregullojini me kripë e piper.

3

Pasi masa të ketë fituar konsistencën e duhur, ngrohni vajin dhe pak nga pak, merrni brumë me lugë dhe hidheni tek vaji i nxehtë.

4

Skuqini petullat derisa të marrin ngjyrë të artë dhe më pas kalojini në një letër kuzhine për t’u thithur vajin e tepërt. Servirini të ngrohta.

Lini një koment