Sugjerojmë:

Petulla të mbushura me marmalatë për mëngjes

1 gotë qumësht
2 lugë gjalpë të shkrirë
1 lugë maja të freskët
4 lugë sheqer
500 gr miell

1.Ngrohni qumështin dhe aty shkrini sheqerin dhe majanë e freskët derisa të formoni një masë kremoze.

2.Ndërkohë millin e keni situr dhe e keni hedhur në një tas bashkë me gjalpin e shkrirë.

3.Filloni shtoni ngadalë qumështin me sheqerin dhe majanë e shkrirë tek mielli duke u kujdesur që ta përzieni gjatë gjithë kohës.

4.Duhet të keni parasysh që nëse nuk e përzieni brumi do të krijojë kokrra me miell të patretur i cili do të ndikojë tek shija e petullave.

5.Ky brum ndryshe nga ai i petullave të zakonshme do të jetë pak më i butë se brumi i byrekut.

6.Lëreni brumin që të pushojë derisa të dyfishohet masa e tij.

7.Më pas hapeni në formën e një pete rreth 5mm të trashë dhe priteni me gotë për t’i dhënë formën e rrumbullakët.

8.Skuqini petullat me vaj të bollshëm dhe që të jetë nxehur dhe pasi të ftohen pak mbushini.

9.Për mbushjen mund të përdorni shiringën e kuzhinës ose duke e hapur në një cep petullën dhe ta mbushni me një lugë kafeje.

Lini një koment