Sugjerojmë:

Picë me gjoks pule dhe salcë barbeque

Veshtiresia
Mesatare
Koha gatimit
15 min
Sugjerohet për:
8 persona
Kalori:
331
1 lugë gjelle hudhër të grirë
2 lugë çaji vaj ulliri
8 filxhan salcë domatesh
1 domate të copëtuar imët
2 lugë majdanoz të copëtuar
2 lugë çaji borzilok
2 lugë çaji rigon
Kripë dhe piper për shije
1 filxhan salcë BBQ (barbeque)
Për mbushjen:
1 1/2 gota djathë chedar të copëtuar
1 1/2 gota djathë mocarela të copëtuar
8 filxhanë copa ananasi
2 gjokse pule të pjekura në skarë dhe të prerë në feta
1/4 filxhan mjadanoz të copëtuar të freskët

Përgatitni salcën

Hidhni hudhrën të skuqet në vaj ulliri dhe shtoni të gjithë përbërësit përveç salcës BBQ.

Ziejini për 20 minuta.

Hiqeni nga nxehtësia dhe përzieni salcën BBQ.

Bëni picën

Hidhni brumin e picave në një tigan ose tavë picash.

Përhapni salcën në mënyrë të barabartë mbi brumin e picës.

Hidhni sipër djathë dhe ananas.

Piqeni në 200 gradë për 18 minuta.

Hiqeni nga furra.

Shtoni mishin e pulës dhe spërkateni me majdanoz.

Shërbejeni menjëherë.

Komento