Sugjerojmë:

Plotësoni tryezën tuaj, me një sallatë me patate e ullinj

1 qepë e njomë e larë dhe e pastruar
4 patate
2 feta proshutë të tymosur
¼ filxhan me ullinj të zinj
1 domate
Kripë, piper
Vaj ulliri

1.Qeroni patatet dhe ziejini në një tenxhere me ujë të kripur. Më pas kullojini dhe lërini të ftohen.
2.I prisni në copa dhe vendosini në një pjatë për servirje. Prisni domaten në kubik të vegjël, proshutën dhe hidhini tek patatet.
3.Grini imët qepën e njomë dhe e shtoni tek sallata.
4.Shtoni më pas edhe ullinjtë, kripë, piper dhe vajin e ullirit.
5.I përzieni të gjitha bashkë dhe shërbejeni menjëherë!

Lini një koment