Sugjerojmë:

Po afrojnë Pashkët. Është koha të mësojmë këtë ëmbëlsirë

1 limon
350 gr miell
1 portokall
25 gr maja birre
Pak kripë
Pak gjalpë
30 gr struto (lloj yndyre shtazore (derri) në formë kremi, e ngjashme me gjalpin)
100 gr sheqer
9 vezë

1.Në një tas me ujë të ngrohtë, hidhni 25 gr maja birre, më pas shtoni 2 lugë miell, përziejini me një rrahëse vezësh që të mos formohen gungëza dhe lëreni të vijë për të paktën një orë.
2.Lani mirë portokallin dhe limonin. Më pas grijuni lëkurën.
3.Mbi një plan pune, shtoni miellin në formë vullkane, formoni një vrimë në qender të tij, shtoni struton, 3 vezë dhe pak kripë. Shtoni lëkurën e agrumeve, masën me maja e miell që keni lënë mënjanë dhe përziejini derisa të përftoni një masë kremoze.
4.Merrni një tepsi me formë (ajo ku bëni kekun), lyejeni me gjalpë dhe përhapni brumin në të. Mbulojeni me një pecetë dhe lëreni të vijë për 3-4 orë.
5.Vendosni vezët e tjera siç janë tek ëmbëlsira dhe piqeni në 210 gradë për 10 minuta, më pas uleni temperaturën në 170 gradë Celsius dhe vazhdoni ta piqni edhe për 45 minuta të tjera. Lëreni të ftohet dhe shërbejeni.

Lini një koment