Sugjerojmë:

Po, avokadot bëhen turshi kaq thjeshtë!

1/2 filxhan uthull
1 lugë gjelle kripë
1 lugë gjelle me fara mustarde
1 lugë çaji sheqer
1/2 lugë çaji kokrra piperi të zi
1-2 avokado të forta

Në një tenxhere hidhni së bashku uthullën, një filxhan me ujë, kripën, farat e mustardës, sheqerin dhe piperin kokërr. Lëreni të zijejë përzierjen me nxehtësi mesatare deri sa sheqeri dhe kripa të shpërbëhen dhe pastaj lëreni të ftohet në temperaturën e dhomës, për rreth 20 minuta.

Pastaj në një kavanoz vendosni fetat e prera të avokados dhe mbulojeni me ujin e kripur që përgatitet.

Lereni ashtu minimalisht 1 orë deri në një muaj dhe më pas do i keni gati për t’i shijuar avokadot turshi.

Lini një koment