Sugjerojmë:

Po ta kombinosh mishin e viçit me qumësht dhe arra, ke bërë një supë fantastike!

Po ta kombinosh mishin e viçit me qumësht dhe arra, ke bërë një supë fantastike!

Persona: 4
Koha e përgatitjes: 15 minuta Koha e gatimit: 35 minuta

Supa me mish viçi, qumësht dhe arra është e thjeshtë për t’u përgatitur, e butë dhe kremoze, pa gjalpë.

Ingredientët

  • 800 gr mish viçi (prerë në copa të vogla)
  • 60 gram miell
  • 400 ml qumësht
  • 1/2 thelpi hudhre
  • 80 gram arra
  • një tufë sherebelë
  • kripë, piper
  • vaj ulliri

Udhëzimet

1

Kombinoni në një mikser miellin, gjethet e sherebelës, gjysmën e arrave, hudhrën dhe pak piper.

2

Kaloni edhe copat e viçit në mënyrë që të lyhen mirë.

3

Skuqini në një tigan me pak vaj, derisa të marrin një ngjyrë të artë.

4

Hidhuni kripë dhe shtoni arrat e mbetura.

5

Shtoni 400 ml qumësht të nxehtë. Lërini në zjarr të ulët për 20 minuta. Hiqini nga zjarri dhe shërbejini. Ju bëftë mirë!

Lini një koment