Sugjerojmë:

Pse duhet të hamë ushqime të pasura me estrogjen?

Me ndryshimin e niveleve të estrogjenit, tek gratë ndodhin edhe ndryshime të tjera duke filluar nga  afshet, shtimi në peshë tek lodhja, libidoja e ulët madje dhe dhimbjet e shpeshta të kokës.

Estrogjeni është një hormon i rëndësishëm në trupin e një gruaje i cili garanton cikëlt menstrual të rregullt, është përgjegjës për funksione të ndryshme të aparatit riprodhues, sistemit kardiovaskular, strukturës së kockave, traktit urinar, flokëve, madje dhe lëkurës.

Kur nivelet e estrogjenit janë shumë të ulëta ose shumë të larta, mund të sjellin një sërë simptomash të cilat mund të jenë të vështira për t’u përballur.

Cilat ushqime ndihmojnë në rregullimin e niveleve të estrogjenit? Më poshtë është një listë me to.

Bizelet

Nëse keni nevojë për një rritje të niveleve të estrogjenit, bizelet janë një nga ushqimet më të mira që mund të shtoni në dietë. Ato janë të pasura me fitoestrogjen si dhe një sërë mineralesh të tjera s magnezi, kaliumi, hekuri si dhe proteina të cilat luajnë një rol jetik për shëndetin tuaj të përgjithshëm. Nëse ju pëlqejnë bizelet, bashkë me to merrni edhe një dozë të mirë fitoestrogjeni në trupin tuaj.

Soja

Soja është një nga burimet më të mira të estrogjenit që mund të gjeni në treg. Përmban shumë fitoestrogjene të cilat mund të ndikojnë në metabolizmin tuaj. Konsumojeni sojën sa më shumë për të ruajtur nivele të qëndrueshme të estrogjenit.

Qiqrat

Për çfarë keni tjetër nevojë në dietën tuaj në mënyrë që të keni nivele më të larta estrogjeni? Qiqrat janë një burim i mirë fitoestrogjeni. Mund t’i konsumoni si supë, sallatë apo në formë humusi. Të kombinuara me erëzat kanë një shije shumë të mirë.

Djathi tofu

Djathi tofu derivon nga qumështi i sojës dhe është i pasur në fitoestrogjen dhe izoflavone të cilat ndihmojnë në rregullimin e niveleve të estrogjenti. Mund ta konsumoni me perime të pjekura ose në supa.

Lini një koment