Sugjerojmë:

Pse kemi ftohtë gjatë gjithë kohës dhe si ta ndalojmë këtë

Pse kemi ftohtë gjatë gjithë kohës dhe si ta ndalojmë këtë ndjesi?

Neps.al ju rendit më poshtë 6 arsye që duhen marrë në konsideratë:

1. Gjendra tiroide ndoshta s’po funksionon mirë

Why You’re Cold All the Time and How to Stop It

Hormonet e tiroides ndihmojnë në rregullimin e metabolizmit dhe temperaturës së trupit, por nëse kemi mungesë të tyre, do të ndiejmë të ftohtin gjatë gjithë kohës. Vizitoni një mjek. Një ekzaminim mjekësor mund të ndihmojë  nëse keni sasinë e nevojshme të hormoneve tiroide në trupin tuaj.

2.Nuk po pini ujë mjaftueshëm

Image result for not drinking enough water

Uji forcon metabolizmin tonë dhe nëse qëndrojmë të pahidratuar për një kohë të gjatë do të ndjejmë të ftohtë edhe kur në është! Sigurohuni të pini mjaftueshëm gjatë ditës. Nëse uji pa shije nuk ju pëlqen, kombinojeni me pak limon, kastravec apo çfarëdo lloj gjëje që mund të mendoni.

3. Mund të vuani nga anemia

Why You’re Cold All the Time and How to Stop It

Nëse prej kohësh dyshoni për diçka të tillë, e mira është të vizitoni një mjek. Anemia ndodh kur trupit tuaj i mungojnë qelizat e kuqe të gjakut që japin oksigjenin në organet dhe indet tuaja. Ekziston anemia me mungesë hekuri që shfaqet gjatë shtatzënisë, menstruacioneve, ose humbjes së gjakut ose për shkak të përthithjes së dobët të hekurit, dhe anemisë me mungesë të vitaminave shkaktuar nga dieta jo e pasur ushqimore.  Simptoma të tjera të anemisë përfshijnë lëkurën e zbehtë, rritjen e rrahjeve të zemrës, lodhjen dhe dhimbjen e kokës.

4. S’po flini gjumë mjaftueshëm

Image result for not enough sleep

Gjumi i mirë është shumë i rëndësishëm për të rregulluar temperaturën e trupit, kështu që mungesa e tij është një prej shkaqeve që ndjeni të ftohtë gjithë kohës. Rishikoni axhendën tuaj ditore dhe sigurohuni që të keni kohë të mjaftueshme për të fjetur në mënyrë që të mund të merrni energji.

5. Jeni nën-peshë

Related image

Nëse po mbani dieta dhe keni hequr dorë nga ushqimet e shëndetshme, ky është një problem. Metabolizmi s’po funksionon siç duhet dhe temperatura e trupit gjithashtu. Konsideroni të hani një dietë të shëndetshme dhe të ekuilibruar që i përshtatet moshës dhe gjendjes shëndetësore.

6. Keni qarkullim të dobët të gjakut 

Sëmundja e arterieve periferike mund të bëjë që arteriet të dështojnë në shpërndarjen e gjakut në organe dhe inde, duke na bërë të kemi ftohtë. Kur pllakat grumbullohen në arteriet (arterioskleroza) ajo i bën arteriet më të ngushta, duke ndikuar në qarkullimin e gjakut në duar dhe këmbë, duke shkaktuar ftohje dhe mpirje.

Why You’re Cold All the Time and How to Stop It

Si ta rregulloni: Vizitoni një mjek. Trajtimi për sëmundjen e arterieve periferike përfshin ndryshime në stilin e jetesës (si heqja dorë nga pirja e duhanit, për shembull) dhe trajtimi mjekësor, përfshirë operacionin në disa raste./neps.al 

Lini një koment