Sugjerojmë:

Pse vitamina K2 është thelbësore për shëndetin e grave?

Emri i saj shkencor është Menaquinone. Por të gjithë e njohim si vitamina K2, një eliksir i vërtetë për bukurinë femërore, për të pasur një lëkurë të butë, të shëndetshme e të shndritshme. Dhe për të ngadalësuar procesin e plakjes së trupit: mes benefiteve të saj qëndron edhe ajo e mbajtjes larg të rrudhave dhe një aksion parandalues kundër kariesit dhe venave varikoze.

Vetitë dhe benefitet e vitaminës K2

Duke qenë se bëhet fjalë për një nga vitaminat më të rëndësishme për targetin femëror, kërkimet që flasin për benefitet dhe vetitë e saj janë shumëfishuar. Vërtet shumë. Deri tani është menduar se vetitë më të mira të saj janë të lidhura me lëkurën dhe osteoporozën. Tashmë kërkimet janë shtrirë në fusha të ndryshme. Dhe është zbuluar se kur K2 vepron me vitamina të tjera si A dhe D, arrin të mbrojë zemrën, është antoksidant dhe antiinflamatore. Perfekte për dhëmbët.

Në treg gjenden versione të ndryshme të konfeksioneve industriale të këtij produkti në formën e integratorëve ushqimorë. Meqenëse sasia e duhur që rekomandohet çdo ditë është mes 25 dhe 50 mcq ju sugjerojmë të mos merrni kompulsivë të vitaminës K2 dhe ta siguroni direkt përmes ushqimit, përmes ushqimeve natyrale dhe një diete të shëndetshme.

Ushqime me vitaminën K2

Ku gjendet vitamina K2? Para së gjithash në të verdhat e vezëve, por edhe tek djathërat dhe majoneza, sidomos tek ajo e bërë në shtëpi. Ky medikament fantastik natyral ndihmon edhe kundra kockave të dobëta.

Vitamina K2 dhe osteoporoza

Vitamina K2 është protagoniste e asaj që mjekët e quajnë ‘paradoksi i kalciumit’. Në fakt, kalcifikimi i tepruar i mureve të arterieve sjell risk të lartë të sëmundjeve kardiovaskulare, demencës dhe iktusit, por në të njëjtën kohë edhe mungesa e kalciumit në skeletin e trupit tonë redukton funksionalitetin e kockave.

Në këtë pikë hyn në punë vitamina K2, shumë inteligjente. Në kuptimin që adreson kalciumin aty ku duhet të jetë, për shembull e çon në kocka dhe e eliminon nga paretet e arterieve. Dhe në këtë operacion efikas vepron me vitaminat A dhe D. Kështu që sigurohuni të përfshini në dieten tuaj vezën dhe djathërat.

Lini një koment