Sugjerojmë:

Puding me vanilje për një mëngjes ndryshe

340 ml qumësht
100 gr sheqer
1 shkop vanilje
4 të verdha vezësh
200 ml pana e freskët kuzhine
10 gr fletë xhelatine

1.Vendosni fletët e xhelatinës në një tas të mbushur me ujë të ftohtë për 20 minuta. Ndërkohë prisni shkopin e vaniljes për së gjati dhe nxirrini farat.
2.Hidhni qumështin dhe panën në një tenxhere, shtoni shkopin e vaniljes dhe farat, ziejini në zjarr të ulët dhe prisni derisa të marrin valë.
3.Fikni sobën, nxirrni shkopin e vaniljes, shtoni xhelatinën dhe përziejini derisa xhelatina të shkrihet dhe masa të homogjenizohet.
4.Hidhni në një enë të verdhat dhe sheqerin, përziejini mirë dhe më pas shtoni përzierjen e qumështit dhe panën.
5.Hidheni përzierjen në një enë ose në disa gota të vogla dhe vendosini në frigorifer për të paktën 4 orë. Dekorojeni pudingun sipas dëshirës suaj me biskota, fruta të freskëta ose salcë frutash.

Lini një koment