Sugjerojmë:

Pufka të mbushura me spinaq dhe djathë të bardhë

Veshtiresia
E lehte
Koha gatimit
10 min
Sugjerohet për:
4 persona
Kalori:
213
500 gram spinaq i freskët
1 qepë e grirë imët
1 tufë majdanoz
2 thelpi hudhër
2 vezë
2 petë sfoliatë të gatshme
120 gram djathë i bardhë
Kripë, piper
Pak vaj ulliri

Lani mirë spinaqin dhe e shtrydhni me duar që ti hiqni ujin.

E grini imët më dorë në një tas dhe i shtoni sipër djathin e thërrmuar, qepën e grirë imët, vaj ulliri, hudhër, majdanozin e copëtuar, kripë e piper.

I përzieni mirë me duar duke e shtypur sërish spinaqin.

Tani rrihni një vezë dhe ia shtoni sipër mbushjes.

Tavolinën e punës pudroseni me pak miell dhe hapni sipër petën sfoliatë.

Ndajeni petën sfoliatë fillimisht në shirita dhe më pas në katrorë të vegjël.

Në qendër të secilit katror vendosni 1-2 lugë gjelle nga mbushja dhe pastaj palosni cepat në qendër.

I vendosni në një tavë. Nëse do të kishit një tavë specifike për muffins do të ishte akoma më mirë.

I fusni në furrë për 20 minuta në 180 gradë. Ju bëftë mirë!

Komento