Sugjerojmë:

Pulë e mbushur me arra, rrush të thatë dhe mollë

Koha e përgatitjes: 10 min Koha e gatimit: 55 min

Ingredientët

  • 1 pulë e plotë
  • 4 mollë
  • 4 qepë mesatare
  • 30 gr arra
  • 30 grrrush i thatë
  • 1 gotë verë e bardhë
  • Kripë
  • Piper i zi
  • 20 gr gjalpë
  • 1 degë rozmarinë

Udhëzimet

1

Pula pritet, pastrohet, shpëlahet, kullohet dhe pritet në copa.

2

E lyejmë me kripë, piper, rozmarinë të grirë dhe gjalpë dhe lihet ashtu për 15 minuta.

3

Qërojmë qepët, i presim në copa dhe i vëmë në tavë të lyer me pak gjalpë.

4

E pjekim në furrë me 200 gradë për 20 -35 minuta.

5

Më pas vendosim mollët e prera në feta me gjithë lëkurë, rrushin e thatë dhe e fusim sërish në furrë.

6

Herë pas here shtojmë verë të bardhë që të mos ngjitet.

7

Kur pula të jetë bërë krokante, shtojmë arrat, e lëmë edhe 5 minuta dhe e heqim nga furra.

8

Shërbehet e ngrohtë dhe shoqërohet me sallata të ndryshme sipas dëshirës.

Lini një koment