Sugjerojmë:

Pulë me birrë: një recetë që duhet provuar

Mund të duket e çuditshme, por pula me birrë nuk është recetë alkoolike, pasi alkooli avullon gjatë gatimit. Kështu që kjo recetë është e përshtatshme si për fëmijët, ashtu edhe të rriturit.

Është një pjatë e re që do t’ju pëlqejë ta integroni rregullisht në menytë tuaja të gatimit, prandaj na ndiqni me recetën:

  • 6 kofshë dhe trash-kofshë pule (gati 900 gr)
  • 60 gr miell
  • 2 qepë
  • 3 thelpinj hudhre
  • 500 ml birrë
  • 1 gotë brodo pule
  • 2 lugë gjelle vaj ulliri
  • Kripë
  • Piper  i zi

Përgatitja:

  • Prisni qepët në unaza. Prisni edhe thelpinjtë e hudhrës dhe lërini mënjanë.
  • Vendosni copat e pulës mbi një prerëse dhe hidhuni kripë.
  • Më pas, kalojini ato në miell.
  • Në një tigan shtoni vaj ulliri dhe vendosni copat e pulës. Kalojini në tigan derisa të marrin një kore nga jashtë.
  • Në të njëjtin tigan, skuqni qepët dhe hudhrat. Uleni nxehtësinë në minimum, mbulojini dhe lërini për 2 minuta.
  • Kur të jenë kaurdisur, shtoni birrën, mbulojini përsëri dhe lërini derisa të ketë avulluar gjysma e birrës.
  • Më pas shtoni kofshët e pulës dhe brodon. Ziejini për 45 minuta.
  • Pas kësaj kohe, rregullojini me kripë e piper dhe shërbejini në tavolinë.

Lini një koment