Qepë të mbushura me arra, ideale për të gjitha rastet!
4 qepë të mëdha
100 gram arra të thërrmuara
100 gram djathë grana padano i freskët
150 gram sallam
30 gr gjalpë
1 vezë
2 lugë gjelle galetë
Pak kripë
1.Qëroni qepët dhe ziejini për 10 minuta në ujë me kripë. Kullojini dhe lërini të ftohen. Pritini përgjysmë për së gjati, hiquni pjesën qendrore dhe lërini mënjanë.
2.Fusni arrat në ujë valë për 1 minutë, kullojini dhe hiquni cipën.
3.Në mikser përzieni pjesën e brendshme të qepëve, sallamin e prerë në copa, arrat e qëruara nga cipa, djathin granda padano, vezën, pak kripë dhe gjysmën e galetës.
4.Me këtë mbushje që përgatitët, mbushni gjysmat e qepëve dhe vendosini në një tepsi ku keni shtruar letër furre të cilën e keni lagur dhe shtrydhur më parë. Spërkatini qepët e mbushura me galetën e mbetur dhe grijuni sipër disa copëza gjalpi.
5.Shtoni 1 gotë ujë në tepsi dhe piqini në furrë të nxehur në 180 gradë për 40 minuta.
1.Fillimisht vendosim lëngun e perimeve të ziejë. 2.Në një tigan të thellë me 1 lugë gjelle vaj ulliri kaurdisim qepën të grirë shumë hollë. Shtojmë orizin dhe e përziejmë derisa orizi të ndërrojë ngjyrë. 3.Shtojmë pak nga pak lëngun...
1.Të gjithë përbërësit i përzieni për disa sekonda në blender. 2.Sapo masa të jetë bërë homogjene, shërbejeni smoothien nëpër gota dhe shijojeni! Ruaj Recetën
1.Për të përgatitur brumin në një enë bashkoni 8 përbërësit e parë përveç miellit. Miellin e shtoni gradualisht në fund pasi të keni krijuar një masë homogjene. 2.Për të përgatitur mbushjen, në një enë rrihni pudingun pluhur dhe qumështin....
Lini një koment