Qiqra të gatuara me vezë dhe spinaq

Veshtiresia
E lehte
Gati për:
10 min
Koha gatimit
20 min
Sugjerohet për:
2 persona
Kalori:
441
2 vezë të mëdha
1 lugë vaj ulliri
2 lugë fara qimnon
1 lugë fara mustarde të zezë
2 lugë pluhur kerri
1 lugë pluhur hudhër
1 lugë xhenxhefil të bluar
400 gr domate të copëtuara
400 gr qiqra
1 lugë lëng limoni
100ml ujë të vluar
180 gr spinaq
Kripë dhe piper i zi
2 lugë koriandër të freskët të copëtuar, për dekor

Vendosni  një tenxhere të vogël me ujë në vlim dhe gatuajini vezët për 6-8 minuta.

Pasi të zihen lërini të fothen dhe hiquni lëvozhgat.

Ndërkohë, ngrohni vajin në një tigan dhe  shtoni qimnon, farat e  mustardës së zezë, pluhur kerri, pluhur  hudhre dhe xhenxhefil të bluar dhe skuqini për 1 minutë.

Shtoni domatet, qiqrat, lëngun e limonit dhe ujin e vluar dhe i hidhni kripë dhe piper.

 Gatuajini në një zjarr të fortë për 6-8 minuta, ose derisa të zvogëlohen dhe të trashen, duke i trazuar shpesh. Shtoni spinaqin dhe gatuajeni derisa të thahet.

Ndajeni kerrin midis dy tasave të cekët, sipër secilës hidhni dy gjysma vezësh dhe spërkatni me pluhur kerri. Dekorojini me koriandër dhe shërbejeni menjëherë.

Komento