Sugjerojmë:

Qofte me brokoli. Një antipastë e plotë dhe e shëndetshme

Të ushqyeshme, të shëndetshme, qoftet me brokoli janë një zgjedhje e zgjuar për një antipastë të plotë dhe ekonomike. Shoqërohen me një pure patatesh ose sallatë mikse dhe janë perfekte për ata që ndjekin një dietë vegjetariane. Brokoli-t janë të pasura me substanca ushqyese të shëndetshme dhe janë gjithmonë një zgjedhje e mençur në tryezë.

Përbërësit:

  • 2 brokoli
  • 1 thelpi hudhre
  • Një garuzhde brodo
  • 2 feta bukë
  • 2 vezë
  • 1 dorë djathë i grirë
  • Arrë moskat
  • Vaj ulliri e.v
  • Kripë dhe piper

 

Përbërësit

  • Prisni brokolin në copa dhe kalojeni në tigan me pak  hudhër e vaj ulliri për 5 minuta, më pas hiqni hudhrën dhe shtoni brodon. Ziejeni në zjarr të ulët për 10 minuta derisa brodoja të përthithet. Hiqeni nga zjarri dhe lëreni të vaket.
  • Lagni bukën dhe thërrmojeni me gishta. Në një tas, shtoni brokoli-t e gatuara, vezën, djathin, gjysmën e bukës, kripën, piperin dhe arrën moskat të grirë.  Përziejini dhe sapo përbërja të rezultojë homogjene formoni toptha në formë qoftesh.
  • Kalojini qoftet në vezën e rrahur dhe më pas në gjysmën e mbetur të bukës.

Lini një koment