Sugjerojmë:

Qofte me lulelakër dhe patate, një mënyrë e mirë për të servirur perimet në tryezë

Qofte me lulelakër dhe patate

Persona: 4
Koha e përgatitjes: 20 minuta Koha e gatimit: 15 minuta

Receta e qofteve me lulelakër dhe patate sjell në tryezë një alternativë të shijshme dhe të shëndetshme të qofteve tradicionale. Përgatitja e tyre është e thjeshtë dhe ka kosto të ulët. Është një mënyrë e mirë për t’u dhënë fëmijëve perime.

Ingredientët

  • 300 gr patate
  • 250 gr lulelakër
  • 1 vezë
  • 2 lugë miell
  • 2 lugë parmixhano i girrë
  • 150 gr djathë i tipit provola
  • Kripë dhe piper

Udhëzimet

1

Si fillim, zjeni për 15 minuta lulelakrën. Lani dhe hiquni lëkurën patateve, më pas vendosini dhe ato për të zier.

2

I shtypim patatet dhe lulelakrën për t’i bërë pure. Më pas i lëmë të ftohen. Grijmë imët djathin provola dhe e bashkojmë në një tas bashkë me parmixhanon.

3

Shtojmë dhe purenë dhe i përziejmë, më pas shtojmë edhe miellin e vezën.

4

Krijojmë një brumë të trashë dhe shtojmë kripë e piper.

5

Shtrojmë letër furre në një tepsi dhe ndezim furrën në 180 gradë celsius.

6

Marrim brumin me lugë dhe i radhisim qoftet në tepsi.

7

Më pas i pjekim për 15 minuta duke i kthyer nga ana tjetër në gjysmën e kohës.

Lini një koment