1.Në fillim grini qepën shumë hollë, gjithshtu dhe specin në kubikë të vegjël.
2.Në një tigan të thellë hidhni 4 lugë gjelle vaj dhe shtoni qepën dhe specat në kubikë, i kaurdisni sëbashku duke shtuar pak kripë.
3.Vendosini kapakun dhe herë pas here i përzieni deri sa qepa të zbutet.
4.Grini domatet në rende dhe i shtoni në tigan dhe 1 lugë çaji piper të kuq.
5.Vazhdoni përzierjen dhe gatuani domaten në temperaturë mesatare. Në një tas vendosni mishin e grirë, 1 qepë të vogël të grirë hollë, karrotën të grirë dhe i bashkoni të tre përbërësit në tas.
6.Shtoni më tej majdanoz të grirë dhe 2 lugë gjelle kos kripë, piper të zi i përzieni mirë deri sa të formohet një brum që nuk ngjit.
7.Formoni qoftet rrumbullake dhe të vogla.
8.Salcës që po zien në tigan i shtoni 1 filxhan kafe ujë dhe sapo të ziejë vendosini në tigan qoftet duke lëvizur tiganin me qëllim që qoftet të rrotullohen dhe të gatuhen.
9.Shtoni pak piper të zi vendosni kapakun për 5 minuta.
10.Shtoni përsëri pak fare ujë, bizele dhe mund të vendosni një spec pikant nëse e preferoni.
11. Vendosni kapakun dhe për 5-7 minuta dhe i servirni qoftet të ngrohta.
Ngrënia e një pjate që ka si përbërës hudhrat apo qepët mund të ketë pasoja. Shija e tyre na qëndron në gojë edhe disa orë pas përfundimit të vaktit dhe s’ka rëndësi fare se sa aromatizues për frymëmarrjen mund...
1.Pritini patatet e ëmbla në copa të gjata dhe të holla dhe hidhini në një fletë të madhe pjekje, me vaj ulliri, 1 lugë çaji spec djegës dhe kripë.2.Futini të piqen në 220 gradë për 20- 25 minuta.3.Në një...
1.Zieni spinaqin për 2 minuta, shpëlajeni, shtrydheni dhe grijeni hollë.2.Në tenxheren ku keni shtuar lëngun e mishit shtoni edhe orizin. Lëreni të ziejnë përreth 15 minuta.3.Gjatë kësaj kohe në një tigan shkrini gjalpin dhe kaurdisni qepën të grirë hollë...
Lini një koment