Sugjerojmë:

Qofte të lehta me limon

Një pjatë e lehtë dhe e freskët që shfrytëzon cilësitë e limonëve. Kemi zgjedhur mishin e grirë të viçit. Kemi eliminuar panën, miellin e bukën dhe kemi përdorur vetëm një vezë.

Përbërësit:

  • ½ kg mish viçi i grirë dy herë
  • 5 lugë gjelle parmixhano
  • 1 limon
  • 1 vezë
  • Vaj ulliri e.v
  • Kripë

 

Pergatitja:

  1. Në një enë thyeni vezën dhe rriheni lehtë, përziejeni me mishin e grirë, djathin parmixhan dhe kripën.
  2. Formoni me duar qofte të vogla duke i shtypur mirë në mënyrë që të jenë kompakte.
  3. Ngrohni një lugë vaj ulliri në një tigan të gjerë.
  4. Vendosini të skuqen ngadalë qoftet duke i vendosur kapakun tiganit.
  5. Kthejini nga ana tjetër derisa të marrin ngjyrë të artë në dy anët.
  6. Shtoni lëngun e limonit pasi e keni shtrydhur dhe filtruar.
  7. Lërini të gatuhen edhe për disa minuta derisa të kenë një pamje paksa kremoze dhe pjata është gati.
  8. Sipas dëshirës mund t’i shtoni edhe trumëz ose majdanoz.

Lini një koment