Sugjerojmë:

Si të përgatisim qumështorin tradicional

Ingredientët

  • PËR 6 PERSONA:
  • 80g miell,
  • 2 vezë të plota,
  • 200ml qumësht,
  • 2 të verdha veze,
  • 80g sheqer,
  • 5 g vanilje,
  • pak sheqer

Udhëzimet

1

Skuqim miellin në pak gjalpë dhe pastaj shtojmë qumështin dhe 2 vezët e plota dhe e trazojmë në zjarr të ngadaltë derisa të trashet.

2

E heqim nga zjarri dhe e hedhim në një tavë, mundësisht tavë dheu.

3

I hedhim sipër 2 të verdhat e vezëve të rrahura dhe pak sheqer.

4

E fusim në furrë me 180 gradë për 25- 30 minuta.

5

Shërbehet e ftohtë

Lini një koment