Ravioli me mish viçi dhe salcë marinara

Veshtiresia
E lehte
Gati për:
20 min
Koha gatimit
20 min
Sugjerohet për:
4 persona
Kalori:
270
1 gotë thërrime bukë
1/4 filxhan djathë parmixhano
2 lugë çaji borzilok të thatë
1/2 filxhan miell
2 vezë të mëdha, të rrahura lehtë
1 pako ravioli me mish viçi të ngrirë
Llak gatimi
Borzilok i freskët i grirë, opsionale
1 filxhan salcë marinara, e ngrohur

1.Ngrohni furrën në 180 gradë.

2.Në një tas të cekët, përzieni thërrimet e bukës, djathin parmixhano dhe borzilokun.

3.Në një enë shtoni miellin dhe vezët dhe zhysni raviolit në miell sa të vishen nga të dyja anët.

4.Më pas shytyni në përzierjen e thërrimeve.

5.Ndërkohë lyeni me llak gatimi një tavë dhe vendosni raviolit me radhë.

6.Gatuajini deri sa të marrin ngjyrë kafe të artë, 3-4 minuta.

7.Nëse dëshironi, menjëherë spërkatini me borzilok dhe djathë parmixhano.

8.Shërbejini të ngrohta me salcën marinara.

Komento