Sugjerojmë:

Receta e lulelakrës me limon dhe vezë do ju bëjë të lëpini gishtat

1 lulelakër me madhësi mesatare
2 vezë
1 limon
2 lugë gjelle majdanoz
1 lugë gjelle miell misri
Kripë
Vaj ulliri

1.Shtoni vajin e ullirit në një tigan dhe më pas hidhni lulelakrën e prerë në copa të vogla. Skuqini deri sa të marrin një ngjyrë të artë në kafe në një temperaturë mesatare.
2.Hidhni më pas ujë mjaftueshëm sa për të mbuluar lulelakrën dhe kripë. 3.Lërini të ziejnë për rreth 7 deri në 8 minuta derisa copët e lulelakrës të zbuten.
4.Largojini nga zjarri dhe lërini të qëndrojnë të mbuluara me kapak derisa të përgatisni salcën.
5.Rrihni vezët në një tas, shtoni lëngun e limonit, miellin e misrit dhe përziejini mirë.
6.Ndërsa i përzieni, shtoni ngadalë nga lëngu në të cilën është zier lulelakra. 7.Shtojeni pastaj salcën e përgatitur me vezë në tiganin me lulelakër.
8.Përziejini dhe vendosini sërish në zjarr të ziejnë për 2 minuta derisa salca të trashet.
9.Servireni të ngrohtë me pak majdanoz të copëtuar sipër!

Lini një koment