Sugjerojmë:

Receta e petullave për partnerin e zemrës

Si t’i përgatisni këto petulla?

Do ju duhen: 

  • 2 filxhanë miell
  • 2 vezë
  • 2 lugë çaji pluhur pjekës
  • 3 lugë gjelle sheqer
  • 1 lugë gjelle ekstrakt vaniljeje
  • 4 lugë gjelle gjalpë i shkrirë
  • 1 filxhan e gjysmë me qumësht
  • Spray për mos-ngjitje
  • Formë metalike prej zemre për petullat

Udhëzime: 

  • Në një enë bashkoni të gjithë përbërësit dhe i trazoni me dorë derisa të krijoni një masë homogjene.
  • Vendosni një tigan në nxehtësi mesatare. Lyejeni me sprayn kundra ngjitjes.
  • Vendosni formën e petullës dhe sipër e mbushni me masën që përgatitët.
  • Sapo petulla të mpikset e hiqni formën dhe e ktheni petullën nga ana tjetër.
  • Përdorni një spatul për ta kaluar në pjatë.
  • Kështu veproni derisa masa për petullat të mbarojë.
  • Shërbejeni me fruta ose me shurup panje. Sheqeri pluhur është opsional gjithashtu. Ju bëftë mirë!

Një opsion tjetër për të shijuar petulla të shijshme, është ti porosisni me një klik përmes SnapFood. 

Shkarko falas aplikacionin dhe porosit mëngjesin e preferuar duke klikuar këtu 

Mos nguro t’i hedhësh një sy menuve të mëngjesit tek ” Coffee& Brunch”, sepse janë fantastike!

Lini një koment