Sugjerojmë:

Receta e supës së veçantë me mish të grirë dhe kos

200 gram mish të grirë
1 karotë, prerë në kubik
2 lugë gjelle miell
1 vezë
1 gotë e gjysmë kos
1 qepë
1 tufë majdanoz
Një dorë nenexhik të freskët
2 lugë gjelle gjalpë
Kripë, piper i zi

1.Në një tigan skuqni gjalpin me qepën e grirë imët. Pas kësaj shtoni mishin e grirë dhe e përzieni herë pas here.

2.Pasi të jetë zverdhur disi shtoni kripë, piper, majdanozin, nenexhikun, karotën dhe 4 gota ujë.

3.E lini supën të ziejë për maksimumi 15 minuta.

4.Në një tas të vogël rrihni vezën, me miellin dhe kosin. I përzieni mirë pasi duhet të bëhet një masë kremoze.

5.Shtojeni masën tek supa dhe e përzieni vazhdimisht.

6.Shërbejeni supën e ngrohtë. Ju bëftë mirë!
Shënim: Mos harroni të skuqni një lugë gjelle gjalpë, me pak piper të kuq, për t’ja shtuar supës në pjatë kur e servirni!

Lini një koment