Sugjerojmë:

Receta me xhinxher që lufton stresin, tensionin dhe ankthin

Stresi, ankthi dhe tensioni nuk ju lejojnë të flini mirë dhe përkeqësojnë humorin tuaj? Provoni këtë recetë qetësuese me bazë xhinxherin: mund të jetë shumë efikase për të rifituar ekuilibrin tuaj, pa shpenzuar para nëpër farmaci dhe pa rrezikuar me efektet anësore të medikamenteve.

Gjithashtu, kjo recetë që do t’ju tregojmë sot është e pasur edhe me fruta të çmuara si papaja dhe mango.

 

Përbërësit:

  • 5 cm ¼ rrënjë xhinxheri e qëruar dhe e grirë
  • ¼ papaja, e qëruar dhe e prerë në copa
  • ½ mango e vogël e qëruar dhe e prerë në copa
  • 1 lugë manaferra të thata ose mana goji
  • ½ lugë kafeje probiotik pluhur
  • Lëngu i ½ limoni
  • 2 lugë kafeje lëng aloe vera
  • 125 ml qumësht kokosi
  • `125 ml ujë kokosi ose ujë mineral

 

Përgatitja:

Fruloni gjithë përbërësit duke përdorur një mikser ose një robot kuzhine, më pas përziejeni përbërjen derisa të formoni një krem. Shërbejeni menjëherë.

Lini një koment