Sugjerojmë:

Receta tradicionale: Pispili me spinaq dhe borzilok

Koha e përgatitjes: 20 min Koha e gatimit: 40 min

Ingredientët

  • 150 gr miell misri
  • 500 gr spinaq të prerë
  • Kopër
  • 1 vezë
  • 2 gota qumësht
  • Vaj ulliri
  • Gjalpë
  • 1 qepë
  • Djath i bardhë
  • Borzilok
  • Kripë dhe piper

Udhëzimet

1

Ngroheni furrën në 180 gradë.

2

Në një tigan, hidhni pak vaj ulliri dhe gjalpë.

3

Shtoni qepën me pak kripë dhe piper.

4

Sapo të zbutet qepa, shtoni spinaqin.

5

Shtoni disa lugë qumësht dhe sapo të jetë gati hiqeni nga zjarri.

6

Pasi të ftohet, shtoni vezën e rrahur dhe qumështin që ka ngelur.

7

Trazojeni mirë dhe gjatë trazimit hidhni miellin avash avash.

8

Shtoni djathin e bardhë të prerë në kubikë të vegjël dhe borzilokun.

9

Merrni tavën dhe lyejini me pak gjalpë.

10

Hidhni brumin e përgatitur dhe futeni në furrë për rreth 40 minuta.

11

Nxirreni nga furra, lereni të ftohtet.

12

Priteni në katrorë dhe shërbejeni me kos.

Lini një koment