Sugjerojmë:

Rikthehet tradita e kultivimit të orizit në Zadrimë të Lezhës

Në Zadrimë të Lezhës është rikthyer kultivimi i orizit, një traditë që tashmë i përkiste të shkuarës. Altin Prenga, sipërmarrës i njësisë së agroturizmit ‘Mrizi i Zanave’ ka vendosur të risjellë këtë kulturë duke krijuar një orizore në zonën e Zadrimës.

Në një video të shpërndarë në rrjetet sociale, ai shkruan: “Pas 30 vitesh, rikthejmë mbjelljen e orizit në zonën e Zadrimës.

A është e drejtë që ne që konsumojmë vetëm pilaf në mëngjezore,kemi receta tradicionale pa fund me oriz por ka 30 vite që nuk e prodhojmë?”

Para viteve ’90 zona e Shkodrës dhe Lezhës kanë qenë të njohura për prodhimin e orizit me rendiment të lartë, por pas këtyre viteve, kultivimi i kësaj kulture u ndërpre për shkak të kostove të larta si pasojë e teknologjisë së vjetruar.

Duket se kjo inicitaivë është sfida e radhës e Altin Prengës, qëllimi i të cilit është të shfrytëzohet çdo potencial që na ofron toka jonë dhe të përfshihet sa më shumë komuniteti vendas e prodhuesit lokalë.

Lini një koment