Sugjerojmë:

Rizoto e shijshme me kunguj e karkaleca sipas recetës së Zonja Vjollcës

Rizoto e shijshme me kunguj e karkaleca sipas recetës së Zonja Vjollcës

Persona: 4
Koha e përgatitjes: 15 minuta Koha e gatimit: 20 minuta

Ingredientët

  • 300 gram karkaleca
  • 300 gram oriz
  • 100 gram rukola
  • 1 thelpi hudhër
  • 1 qepë
  • 150 ml verë të bardhë
  • 1/2 litër lëng perimesh
  • 1 lugë gjelle gjalpë
  • 4 lugë gjelle parmixhano i grirë
  • Kripë dhe piper i zi
  • Vaj ulliri

Udhëzimet

1

Pastrojmë karkalecat. Përgatisim lëngun e perimeve (1.2 litër) dhe e lëmë në zjarr që të qëndrojë e ngrohtë. Qërojmë hudhrën dhe e grijmë imët.

2

Qepën e presim në kubikë të vegjël. Lajmë rukolën dhe pastrojmë bishtat. Në një tigan ngrohim një lugë gjelle vaj ulliri, shtojmë në të hudhrën sa të zbutet dhe shtojmë rukolën, duke ruajtur pak për dekor.

3

Kavardisim rukolën për një minutë në temperaturë të ulët dhe shtojmë 1 filxhan çaji lëng perimesh dhe e lëmë të ziejë për 2 minuta.

4

Më pas e vendosim në blender dhe e kthejmë në salcë apo krem. Rregullojmë me kripë dhe piper shijen dhe e lëmë të rrijë e ngrohtë.

5

Në një tigan të thellë ngrohim 2 lugë gjelle vaj, kavardisim qepën derisa të zbutet, shtojmë orizin dhe e trazojmë së bashku me qepën për 1 minutë derisa kokrrat e orizit të vishen me yndyrë.

6

E shuajmë me verë të bardhë dhe e trazojmë derisa vera të avullojë. Shtojmë lëng perimesh, kripë, piper të zi dhe dhe e lëmë të ziejë derisa të përthithë lëngun e perimeve për 14 minuta.

7

Kontrollojmë gatimin e orizit duke lënë pak lëng supe, shtojmë salcën me rukola dhe 1 lugë gjalp, parmixhan, i përziejmë dhe i lëmë të ziejnë për 3 minuta.

8

Ndërkohë në një tigan skuqim karkalecat. Servirim orizin duke e dekoruar me ruloka të freskët dhe karkalecat e skuqur.

Shënime

Receta marrë nga: shqiptarja.com

Lini një koment