Sugjerojmë:

Rizoto e shpejtë me kungulleshka

Veshtiresia
Mesatare
Koha gatimit
15 minuta
Sugjerohet për:
4 persona
Kalori:
312
320 gram oriz
2 kunguj të njomë
1 qepë
1 litër lëng perimesh
4 lugë gjelle parmigiano
100 ml verë e bardhë
1 lugë gjelle gjalpë
Kripë dhe piper i zi
5 gjethe mente
Vaj ulliri

1.Fillimisht vendosim lëngun e perimeve të ziejë. 2.Në një tigan të thellë me 1 lugë gjelle vaj ulliri kaurdisim qepën të grirë shumë hollë. Shtojmë orizin dhe e përziejmë derisa orizi të ndërrojë ngjyrë. 3.Shtojmë pak nga pak lëngun e perimeve dhe e lëmë derisa orizi ta përthithë te gjithë lëngun. 4.Kështu vazhdojmë derisa të […]

1.Fillimisht vendosim lëngun e perimeve të ziejë.

2.Në një tigan të thellë me 1 lugë gjelle vaj ulliri kaurdisim qepën të grirë shumë hollë. Shtojmë orizin dhe e përziejmë derisa orizi të ndërrojë ngjyrë.

3.Shtojmë pak nga pak lëngun e perimeve dhe e lëmë derisa orizi ta përthithë te gjithë lëngun.

4.Kështu vazhdojmë derisa të kalojnë 15 minuta dhe lëngu të ketë mbetur pak.

5.Grijmë kungujt në rende dhe i përziejmë mirë me orizin.

6.Para se ta largojmë nga zjarri shtojmë djathin parmigiano.

7.E servirim duke e dekoruar me gjethe menteje.

8.Shijojeni!

Komento