Sugjerojmë:

Rizoto me lakër të kuqe siç nuk e keni provuar më parë

Veshtiresia
Mesatare
Koha gatimit
15 minuta
Sugjerohet për:
2 persona
Kalori:
480
Përbërësit për 2 racione:
200 gr lakër e kuqe
Vaj ulliri
1 qepë të vogël, të prerë imët
2 lugë gjelle gjalpë
160 gr oriz për rizoto
1/4 gote verë të bardhë
2 lugë djathë të grirë parmixhano
700 ml lëng perimesh

1.Përzijeni lakrën me pak vaj ulliri për rreth 15 min deri sa të zbutet .

2.Më pas ,kalojeni në mikser që të bëhet si krem.

3.Përzijeni qepën me 1 lugë gjalpë sa të zbutet, shtoni orizin dhe gatuajeni për 1 minutë.

4.Shuajeni me verë dhe lëreni të avullojë.

5.Shtoni pak lëng perimesh sa të mbulohet orizi.

6.Lëngu duhet të jetë gjithë kohën i nxehtë dhe duhet shtuar pak nga pak.

7.Në mes të gatimit, shtoni kremin e lakrës dhe pak lëng.

8.Kur orizi të jetë gati dhe të ketë akoma pak lëng e fikni zjarrin , shtoni 1 lugë gjelle gjalpë, djathin e përzieni dhe e mbyllni me kapak duke e lënë të pushojë 2 min para se ta shërbeni.

Komento