Sugjerojmë:

Rizoto me salcë domatesh dhe parmixhano për një vakt të shkëlqyer

2 gota oriz
4 gota lëng perimesh
150 gram salcë domatesh
150 gram pomodorini
1 qepë
50 gram djathë parmixhano
1 tufë borzilok i freskët
50 gram gjalpë
Vaj ulliri

1.Në një tigan me vaj ulliri skuqni qepën e grirë imët. Pas disa minutash shtoni orizin dhe pasi të jetë skuqur pak, shtoni salcën dhe më pas lëngun e perimeve.
2.E lini orizin të ziejë.
3.Nga fundi i shtoni pomodorinit e përgjysmuara, borzilokun dhe kripën.
4.Pasi orizi të ketë zierë shtoni gjalpin, e përzieni mirë dhe shtoni djathin e grirë.
5.Gati për t’u shijuar!

Lini një koment