Sugjerojmë:

Salcë arrash. Receta origjinale dhe përdorimet e saj në pjatat tona

150 gr thelpinj arrash
20 gr djathë parmixhano
150 ml qumësht
20 gr stika pishe
30 gr tul buke
1 thelpi hudhër
3 lugë vaj ulliri
Kripë

1.Vendosni thelpinjtë e arrave në ujë të vluar për 3-4 minuta. Në këtë mënyrë mund t’u hiqni më lehtë cipën e jashtme.

2.Merrni tulin e bukës dhe zbuteni në qumësht. Lëreni për disa minuta pastaj shtrydheni mirë, për të eliminuar qumështin e tepërt.

3.Merrni thelpinjtë e arrave të cilave u keni hequr cipën dhe grijini në mikser bashkë me bukën e zbutur, stikat e pishës, pak kripë, hudhrën dhe djathin parmixhan.

4.Shtoni pak vaj dhe nëse salca ju duket shumë kompakte, bëjeni më kremoze me qumështin e mbetur nga lagia e bukës.

5.Salca juaj është gati. Mund ta përdorni në pasta e ravioli, ose ta shoqëroni me një fetë bukë të ngrohtë.

Lini një koment